Librazhd, nis investimi për rregullimin e qendrës

03/10/2014 00:00

Bashkia e Librazhdit ka nisur punimet për shndërrimin total të qendrës së qytetit.

Me një investim prej 54 milionë lekësh nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve kanë nisur punimet të cilat konsistojnë në rinovimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, shtrimin me pllaka dhe ndriçimin i cili do te arrije deri tek stacioni i trenit.

Qendra e qytetit te Librazhdit do te jete nje hapesire shlodhese per qytetaret, e parashikuar si zone pushimi, me stola dhe hapesira te gjelbra. Ne kete hapesire do te lejohet qarkullimi vetem i mjeteve te urgjences. Punimet e nisura nje muaj me pare jane parashikuar te perfundojne brenda 6 muajsh.

Top Channel