Kreu i INUK: Aksioni, në të gjithë vendin

03/10/2014 00:00

Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar nuk do të ndalet
deri në lirimin e plotë të territoreve dhe hapësirave publike dhe
kthimin e tyre qytetarëve.

Kete ka deklaruar drejtorja e INUK, Dallendyshe Bici ne nje konference per shtyp , duke hedhur poshte te gjitha aludimet se INUK po kryen prishje selektive.

“Nuk është e vërtetë që ka prishje selektive. Ato objektet që kanë mbetur, janë objekte me leje ndërtimi, apo me leje legalizimi, të legalizuara mbase edhe në kundërshtim me normat juridike të shtetit shqiptar dhe janë lënë për një fazë të dytë shqyrtimi. Nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë prishje selektive gjatë këtij aksioni që vazhdon”, thotë Bici.

Deri me tani vetem ne Tirane jane prishur 700 objekte te kundraligjshme qe kane zene ne menyre abuzive hapesirat dhe territoret publike, kryesisht përgjatë trotuareve. 12 objekte jane prishur ne sheshin ‘Nene Tereza’, nderkohe qe aksioni vazhdon ne te gjithe vendin.

Perveç prishjes se objekte pa leje, Bici ka deklaruar jane derguar per ndjekje penale shkelesit e ligjit ne mes tyre dhe nepunes publike.

“Gjatë punës së INUK, gjatë kësaj kohe janë kallëzuar 37 shtetas shqiptar për veprat penale, ndër ta edhe funksionarë publikë, vepra që ndërtonin në ndërtimin e paligjshëm, shpërdorimit të detyrës, falsifikimit dhe përdorimit të dokumenteve shtetëror”, tha Bici.

Te gjithe inspektoret e INUK, tha Bici, jane duke inspektuara ne terren per çdo ndertim te kundraligjshme qe ka zaptuar territore apo hapesire publike, ne zonat me rendesi kombetare, ato me perparesi zhvillimin e turizmit dhe kudo tjeter ne terren.

Por, nga ana tjeter fton qyetaret te bashkepunojne ne kete aksion.

“Të gjithë ndërhyrjet janë të bazuara në ligj dhe qytetarët janë informuar më parë, sipas procedurave ligjore me të cilat ne punojmë. Të gjithë qytetarët, që kanë ndërtuar nëmënyrë të kundraligjshme, në kundërshtim me cdo normë juridike në Republikën e Shquipërisë që t’i largojnë vetë. Në të kundërt çdo ndërhyrje e INUK në territor do të shoqërohet me kallëzim penal ndaj cdo subjekti që ka ndërtuar, ndërton apo shfrytëzon hapësirat publike, në mënyrë të kundraligjshme dhe do të vendosen masa penale dhe administrative për lirimin e truallit dhe kthimin e tij në gjendjen e mëparshme”, tha Bici.

INUK eshte duke nderhyre edhe ne rastet kur konstaton shkelje, persa i perket  vendosjes se tabelave te permasave te ndryshme ne rruget dhe akset kombetare.

Top Channel