Ndërtimet pa leje në superstradën pranë Lushnjës në zonën e quajtur
rrethrrotullimi i Çermës dhe rrethrotullimi i Plukut kanë nisur të
shkatërrohen.

Inspektoret e INUK me mjete te renda po rrafshojne banesa e dyqane te ngritura pa leje fare prane rruges. Vetem sot jane parashikuar te shkaterrohen 13 objekte pa leje ndertimi.

Jane kryesisht shtepi banimi dhe biznese te ngritura prane aksit nacional, deri ne 10 meter largesi. Aksioni i INUK u perqendrua ne zonen e fshatit Zhame te komunes Dushk, por ne ditet ne vijim do te shemben edhe objektet e ndertuara prane linjes hekurudhore qe shtrihet ne gjatesine 20 kilometra ne po kete aks nacional.

Ne mbeshtetje te INUK ishin forca te FNSH ne Fier dhe komisariatit te policise Lushnje, por nuk eshte dashur nderhyrja e tyre per shkak se pronaret e ndertimeve pa leje nuk kane reaguar kunder aksionit.

Top Channel