Kryetari i Komuniteti Mysliman shqiptar, Skënder Bruçaj, uroi të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit.

Ai thotë se kjo është dita kur ne i shërojmë plagët që i kemi shkaktuar njëri-tjetrit me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri.

“I uroj në emrin tim personal dhe të institucionit që përfaqësoj besimtarët myslimanë gëzuar festën e Kurban Bajramit! Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, krijuesit të Gjithësisë. Kjo ditë e bekuar, dita e sakrificës në konceptin njerëzor, është shumë më e madhe dhe më e begatë në aspektin hyjnor. Është dita e harmonisë, bashkëpunimit, mirësisë dhe vëllazërimit. Kurban Bajrami është dita kur ne i shërojmë plagët me buzëqeshje dhe gëzim, me paqe dhe vëllazëri. Qoftë kjo ditë për Shqipërinë dhe shqiptarët ditë feste dhe mirësia e kësaj dite mbretëroftë në shtëpitë dhe sofrat tona”, tha Skënder Bruçaj.

Top Channel