Live Gjermani-Kurasao/ Shkelmohet topi i parë në Houston, “Panzerat” kërkojnë ta nisin me fitore kundër debutuesve Kryeministri Edi Rama ka inspektuar pak ditë para ndeshjes me Danimarkën punimet në stadiumin “Elbasan Arena”, në të cilin do të zhvillohet sfida e dytë për kualifikueset e “Euro 2016”.
Kreu i qeverisë u informua nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe inxhinierët e kompanisë që po kryen punimet për fushën dhe ambientet e brendshme të këtij stadiumi.
“Jemi pothuajse gati për ndeshjen e 11 tetorit. Ne duam që mos të jetë vetëm një stadium futbolli, por një stadium olimpik dhe për këtë arsye, menjëherë pas këtij evenimenti, do të shtrojmë pistën e parë me tartan të standarteve ndërkombëtare në mënyrë që në Elbasan të zhvillohen aktivitete ndërkombëtare të atletikës”, tha kryeministri Edi Rama.
Stadiumi “Elbasan Arena”, i cili ka një kapacitet prej rreth 12.500 tifozësh, është rikonstruktuar në një kohë rekord dhe më 11 tetor do të jetë gati për sfidën me Danimarkën. I inspektuar pak kohë më parë edhe nga zyrtarë të UEFA-s, stadiumi i Elbasanit do të jetë i vetmi në Shqipëri që përmbush standartet europiane.
Top Channel