Ambasada gjermane: Ministri foli për kriminalitetin në vitin 2013

03/10/2014 00:00

Deklarata e ministrit gjerman, një ditë më parë se krimi i organizuar
kishte depërtuar deri në strukturat e aparatit shtetëror shkaktoi një
ditë më parë një debat të madh politik në vend.

Deklarata, per nga konteksi qe u transmetua, gjeti te papërgatitur si Qeverinë dhe opozitën dhe solli fillimisht jo pak habi dhe hutim ne ambientet politike te Tiranes, e menjehere me pas edhe polemika dhe akuza nga deputete te opozites, kryesisht ne deklarata personale ne media dhe rrjetet sociale.

Por, nje dite me pas, polemikat dhe akuzat duket se i ka shuar ambasada gjermane, e cila ka leshuar nje deklarate sqaruese per shtyp, duke nenvizuar, se theniet e ministrit te Brendshem te Gjermanise jane raportuar ne menyre te pasakte ne disa media. Ambasada gjermane nenvizon se deklarimi eshte bere ne date 1 tetor 2014, por referimi ka qene per gjendjen e krimit te organizuar per vitin e kaluar.
 
“Unë kam biseduar me Ministrin e Brendshëm së bashku me kolegun tim francez. Ai është i ri në detyrë dhe tejet i angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është diçka e vështirë duke konsideruar faktin, që krimi i organizuar kishte depërtuar ndërkohë deri në strukturat e aparatit shtetëror, dhe kërkon (e këtë e them mjaft seriozisht ) kurajo personale nga ata që qeverisin”, citon ambasada gjermane ministrin e Brendshëm Federal të Gjermanisë.

Pas akuzave te opozites nje dite me pare ka qene radha e Kryeministrit Rama te reagoje ne ‘Facebook’, duke thumbuar kundershtaret politike. “Gjynah kukuvajkat për kujën që vunë se Gjermania paska vënë alarmin për krimin e lidhur me qeverinë! Fjala qenka për lidhjet e vjetra”, shkruan Rama.

Top Channel