Shërbimi Social: Statusin jetim e japim ne

02/10/2014 00:00

Rasti i skandalit seksual, të denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”, ka
shkaktuar shqetësim tek një pjese e madhe e institucioneve përgjegjëse
ndaj jetimëve.

Nendrejtoresha e Pergjithshme e Sherbimit Social, Linda Leskaj tha se prej nje viti procedurat per marrjen e statusit te jetimit, i cili jepet vetem nga Sherbimi Social, zbatohen ne menyre rigoroze, ndryshe nga çka ndodhur me pare.

“Përpara një viti, ky status, kjo librezë jepej edhe dorazi. Duke parë që mund të ketë patur raste që këtë status e ka marrë një person që nuk është jetim, prej një viti, prerazi është ndjekur dhe po ndiqet rruga ligjore”, thotë Leskaj.

Inspektoriati Shteteror i Punes eshte organi pergjegjes, i cili duhet te merret me kontrollin e te gjitha organizave dhe me verifikimin e veprimtarise se tyre.

“Kontrollin dhe licensimin e tyre e bën Inspektoriati i Punës dhe i Shërbimeve Sociale. Këta kanë të drejtën ligjore që të licensojnë, duke parë veprimtarinë e tyre, dokumentacionin, programet e tyre dhe gjithashtu kanë edhe detyrimin për t’i kontrolluar më pas”, thotë Leskaj.

Por sa te rrezikuar jane keta femije qe rriten ne institucione, ku mungesa me e madhe eshte familja?

“Në rastet kur ne kemi patur informacione të tilla, kemi bërë me dije organet që janë kompetente për të hetuar. Rrjete të tilla mundohen t’i afrojnë dhe t’i nxjerrin fëmijët nga institucioni duke i ofruar para apo edhe nëpërmjet mënyrave të tjera”, thotë Leskaj

Perse gjykata prej vitesh zvarrit procesin e biresimit të femijeve, te cilet jane braktisur nga prinderit e tyre biologjikë?

“Veprimet që ndërmerr institucioni i fëmijëve 0-3 vjec, edhe të tjerët që janë më të mëdhej, në krahasim me veprimet e gjykatës janë shumë herë më të shpejta. Kjo është edhe dilema e gjykatës, se a duhet ta shpallin apo jo të braktisur një fëmijë, kur ka një interes nga prindërit. Por interesi është minimal, sepse nuk quhet interes i prindërve, një telefonatë një herë në vit. Ai quhet fëmijë i braktisur. Në këtë rast gjykata e zgjat kohën për ta quajtur këtë fëmijë të braktisur, duke zgjatur kështu edhe kohën e qëndrimit të fëmijës në institucion”, thotë Leskaj.

Deri me tani, një mijë persona kane marre statusin e jetimit, prej te cilit ata duhet te perfitonin strehim, punesim dhe sherbime falas, ne zinxhirin e sherbimeve shteterore.Por deri me tani kjo skeme ka deshtuar.

Top Channel