“Dua ta shoh të vdekur”, akuzat ndaj mjekut në Korçë për ngacmimin seksual, babai i 21-vjeçares për “Shqipëria Live”: Iu afrua ta puthte dhe… Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori Drejtorin e Përgjithshëm të Albpetrol Endri Puka dhe 6 drejtues të tjerë të kësaj kompanie, për shkelje të ligjit dhe abuzime financiare në vlerën 9.5 milionë euro.
Përmes një njoftimi zyrtar, Kontrolli i Shtetit pretendon se këto dëme i përkasin periudhës tetor 2013 deri në qershor të këtij viti. Përgjatë kësaj kohe, thuhet në njoftimin e KLSH, Albpetrol është menaxhuar tërësisht për interesa të kompanive koncesionare private dhe drejtuesve të saj, që sipas inspektorëve ka rezultuar në një sërë shkeljesh ligjore.
Më konkretisht KLSH pretendon se drejtori Puka ka nënshkruar dy akt-marrëveshjeve hidrokarbure me të njëjtën kompani koncensionare, në kundërshtim me procedurat e parashikuara dhe në tejkalim të kompetencave, duke marrë kështu atribute të Këshillit të Ministrave. Më tej, Kontrolli i Shtetit pretendon se Puka ka abuzuar edhe me cmimet e shitjes së naftës, që Albpetrol merr nga kompanitë koncesionare.
Ndërsa në një tjetër rast, një kompanie private i është zbritur në mënyrë të kundraligjshme nga sasia e prodhuar e naftës, holluesi, që ka ulur detyrimin që kjo kompani duhet të paguante tek Albpetrol. Por menjehërë pas kësaj deklarate ka reaguar kompania Albpetrol.
Përmes një njoftimi zyrtar, Albpetrol e cilëson materialin e shpërndarë nga KLSH si aktin e fundit në vazhdën e presioneve dhe shantazheve, që kryetari Bujar Leskaj po ushtron ndaj këtij institucioni në katër muajt e fundit. Në reagim Albpetrol u përgjigjet të gjitha akuzave të KLSH, duke i mohuar ato si të pavërteta.
Përkatësisht Albpetrol thotë se dëmi që KLSH i faturon drejtuesve aktual të saj është shkaktuar përpara datës 1 Tetor 2013, kur kompania menaxhohej nga drejtuesit e mëparshëm. Madje sipas Albpetrol, në atë kohë KLSH është përpjekur ta fshehë qëllimisht këtë dëm, të cilin e kishte gjetur që në muajin gusht të 2013-ës.
KLSH bën fajtor Administratën aktuale për njohjen e zbritjes së holluesit të naftës, thuhet më tej në reagimin e Albpetrol, ndërkohë që Marrëveshja për zbritjen e tyre është nënshkruar në vitin 2011 dhe madje ishte administrata e re ajo që e anuloi atë si të paligjshme.
Kompania publike e naftës mohon edhe akuzat se ka shitur naftë me cmim të ulët tek privatët, duke deklaruar se me ardhjen e drejtuesve të rinj cmimi i arkëtuar është më i larti në vitet e fundit.
Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër kur Albpetrol dhe Kontrolli i Shtetit përplasen me njëra tjetrës. Vetëm një muaj më parë KLSH bëri një tjetër kallëzim ndaj drejtori Pukat, në atë kohë me argumentin se kishte penguar inspektorët e saj të kryenin kontroll.
Top Channel