Shtatë pika të tregtimit të mjaltit në Llogora janë bllokuar nga ana Autoritetit Kombetar të Ushqimit.

AKU në bashkepunim me Tatimet, Agjensine e Ushqimit ne Vlore dhe bashkine e Himares ka kontrolluar te gjitha pikat e tregëtimit duke i bllokuar ato per shkak te tregetimit jashte standardeve te mjaltit qe nuk ka asnje kontroll si per cilesine ashtu edhe per perberjen e tij.

“Ne do te vazhdojme me te gjithe qarqet e Shqiperise. Aksioni do te vazhdoje. Nga Vlora ne shkuam ne Llogora dhe kemi sekuestruar deri tani 7 pika qe shesin produktin e mjaltit”, thote Kreshnik Totaj, drejtor i Menaxhimit te Rriskut ne AKU.

I gjithe malli ne treg i pa etiketuar dhe nga persona qe nuk kane NIPT, eshte bllokuar dhe sipas inspektoreve te AKU-se, nje aksion i ngjashem do behet ne te gjitha qytetet.

Top Channel