Pas një urdhër ndalimi të dhënë nga Prokuroria e Tiranës, policia
arrestoi mbrëmjen e së mërkurës Maksim Liçon, 54-vjeçar, i denoncuar nga
emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel.

Liço i kerkonte jetimeve favore seksuale ne kembim te parave, apo per nevoja te tjera jetike, strehim, shkollim dhe ushqim. Prokuroria e Tiranes nisi hetimet menjehere hetimet qe te marten ne mbremje kur “Fiks Fare” denoncoi skandalin dhe kreu arrestimi e kryetarit te shoqatës “Jetimet ne fokus” diten pas transmetimit te pjeses se dyte te bisedes mes kreut te shoqates dhe jetimit, ku i kerkonte femijes te kryente marredhenie seksuale me te.

Pasi sekuestroi materialin e transmetuar nga “Fiks Fare”, prokuroria ngriti dy akuza ate te marredhenieve seksuale me te mitur, ngacmimit seksual, si edhe shperdorimit te detyres, nenet 105 dhe 108 te Kodit Penal. Masa te rrepta ligjore ndaj Liços kishte kerkuar edhe institucioni i Avokatit të Popullit. Ne denoncimin e bere nga “Fiks Fare” kreu i shoqates i kerkon takime te miturit dhe e telefonon shpesh gjate oreve te vona te nates duke i premtuar para ne kembim te seksit. Ai i premton pagesën e parë prej 10 mijë lekësh të reja, nëse ai do t’i përmbushë kënaqësitë seksuale. Perveç jetimit, Liço kerkon dhe i propozon djalit edhe shoket e tij, fotot e te cileve i shikon ne rrjetin social te Facebook-ut.

Per te gjithe veprimtarin e kryer deri me tani dhe te shoqates qe ai drejton “Jetimet ne fokus”, grupi i prokuroreve i ngritur per kete ceshtje do te hetoje me imtesi, per te pare se deri ku i dyshuari Liço ka arritur. Me kauzat e ngritura, Liço rrezikon te pakten 15 vjet burg. Hetime do te kryehen edhe per theniet e Liços gjate bisedes me te miturin, se me pare ka kryer marredhenie seksuale me nje 14-vjeçar.

Top Channel