Allegri: Ishte ndeshje e barabartë

02/10/2014 00:00

Massimiliano Allegri deklaroi pas humbjes së Juventusit ndaj Atletico Madrid me rezultatin e ngushtë 1-0 se ekipi i tij pagoi shtrenjtë një gabim të vetëm.

“Paguam shtrenjtë një gabim që bëmë tek aksioni i golit të kundërshtarit dhe humbëm një ndeshje që e luajtëm mirë dhe që e zotëruam për shumë minuta”, tha trajneri i kampionëve të Italisë.

Allegri nënvizoi se ndeshja ishte e barabartë dhe se vetëm gabimi bëri që bardhezinjtë të dilnin të mundur nga “Vicente Calderon”.

Mbi mundësitë që ka Juventusi për të kaluar grupin pas disfatës në Spanjë (Atletico, Juve, Malmo dhe Olympiakos kanë nga 3 pikë), Allegri tha: “Gjithçka nis nga e para. Malmo ka treguar se nuk është skuadra më e dobët e grupit. Gjithçka mund të ndodhë, por unë kam besim tek skuadra ime.”

Top Channel