Një ditë pas denoncimit të emisionit investigativ “Fiks Fare” të kreut
të shoqatës “Jetimët në Fokus”, i cili kërkonte favore seksuale në
këmbim të ndihmës për të përfituar statusin e jetimit ka reaguar
institucioni i Avokatit të Popullit, duke kërkuar në mënyrë emergjente
marrjen e masave të duhura ligjore.
Nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kreu i shoqatës “Jetimët në Fokus” i ofronte një 16-vjeçari strehim, shkollim në një kolegj privat pa pagese, duke i kërkuar favore seksuale, nderkohe qe ishte prind i dy femijeve.
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Avokati i Popullit shprehet se “izolimi i individeve te tille nuk mjafton. Kjo eshte nje ngjarje revoltuese dhe njekohesisht nje kembane alarmi per permiresimet e kuadrit ligjor”.
Ne deklarate thuhet se “statusi ligjor i femijeve ne perkujdesje te moshes 16- 18 vjeç nuk eshte i rregulluar. Nevojitet nje trajtim adeguat ligjor ndaj individeve jetime per perftimin real te gjithe lehtesirave qe ofron ligji”.
Nga ana tjetër ka reaguar edhe Shërbimi Social Shtetëror, i cili nëpërmjet një deklarate ka sqaruar se është i vetmi institucion që jep statusin e jetimit. “Çdolloj dokumenti i lëshuar nga çfarëdolloj organizate që pretendon dhënien e statusit të jetimit është i paligjshëm dhe i pavlefshëm. Dokumenti që provon se individi është përfitues i statusit të jetimit mban logon dhe vulën e Shërbimit Social Shtetëror dhe vetëm atëherë përfiton lehtësirat që njeh ligji, ndaj ftojmë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve dhe të ndjekin procedurën e caktuar”, theksohet në deklaratë.
Top Channel