KLSH kallëzon ish-zyrtarët e QSUT

01/10/2014 00:00

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-drejtorin e Përgjithshëm të QSUT, Edmond Rrushi, për abuzim me tenderat.

Përmes një njoftimi zyrtar, KLSH bën të ditur se kallëzimi është bërë pas një kontrolli të ushtruar në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, gjatë periudhës Janar-Tetor të vitit të kaluar.

Sipas KLSH, nga kontrolli janë evidentuar një sërë shkeljesh në tendera, ku përmes veprimeve të jashtëligjshme është kufizuar konkurrenca, me një dëm prej 350 mijë dollarësh në buxhetin e shtetit.

Veç ish-drejtorit Rrushi, për këto shkelje KLSH ka kallëzuar në Prokurori edhe 4 ish-zyrtarë të tjerë, duke kërkuar paralelisht edhe rikuperimin e dëmit të shkaktuar.

Top Channel