Deklaratat e Berishës për përkeqësim në Prokurimet Publike, reagon Rama: Hedh budallai një gurë në lumë dhe të vegjlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë Stefan Fule, Komisioneri Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë viziton Tiranën të hënën për të bashkëdrejtuar me Kryeministrin Edi Rama raundin e 4 të Dialogut të Nivelit të Lartë për prioritetet kyçe, që nisi Nëntorin e vitit të kaluar, “me qëllim intensifikimin e punës së Shqipërisë ndaj reformave të domosdoshme në fushat kyçe me mbështetjen e Komisionit Europian”, kujton zëdhënësi Peter Stano.
Të drejtat e njeriut, gjyqësori, korrupsioni, krimi i organizuar dhe reforma e administratës publike janë 5 prioritetet kyçe që qëndrojnë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit dhe që procesi i reformave të jetë gjithëpërfshirës e i qëndrueshëm, kërkohet dialog politik konstruktiv mes palëve.
“Ky raund shënon takimin e parë që prej marrjes së statusit kandidat dhe mbahet pak ditë para finalizimit të raportit vjetor të progresit mbi Shqipërinë që parashikohet të publikohet në gjysmën e parë të Tetorit”, konfirmon Stano.
Sundimi i ligjit, reforma në gjyqësor dhe administratë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i deritanishëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe zhvillimet ekonomike në vend janë fushat kryesore që pritet të vlerësohen në raportin e vjeshtës, e midis të tjerash pritet të përmendet dhe çështja e vjedhjes në Bankën Qëndrore dhe arrestimi i drejtuesve të saj.
Përgatiti Arta Tozaj
Top Channel