Rama: I lehtë, i qoftë dheu!

22/09/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama në një koment në rrjetet sociale, pas lajmit për
ndarjen nga jeta të aktores së madhe Besa Imami shkruan: “Besa Imami
ishte edhe nje nga hijet e larta te kohes se vjeter kur me Arturin i
shijonim byrekun e i degjonim kritikat!I lehte i qofte dheu!”

Besa Imami është nëna e gazetarit të njohur Artur Zheji.

Aktorja u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare, për shkak të një sëmundje të rëndë. Artistja e Merituar, Besa Imami i dha publikut mbi 90-të role, midis të cilave përmendim rolin e Mbretëreshës Teuta tek “Artani”, rolin e Nënë Zyrasë te “Bashkë me Agimin”, rolin e Prendës te “Cuca e Maleve”, rolin e Rushës te “Halili dhe Hajria”, rolin e Lajes te “Lulet e Shegës” etj.

Top Channel