Gervinhos i bie fasha, vërshojnë talljet
22/09/2014 00:00
Një incident i vogël i ndodhi Gervinhos në ndeshjen Roma-Cagliari. Sulmuesit nga Bregu i Fildishtë i ra fasha e zezë të cilën e mban prej vitesh në kokë sa herë që luan.
Të gjithë mendonin se lojtari i Romës e mbante fashën për të kontrolluar flokët e gjatë, por në fakt arsyeja doli se ishte krejt tjetër.
Gervinho paska probleme të mëdha me rënien e flokëve dhe imazhet e mëposhtme kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale.
“Ka më shumë sipërfaqe balli i Gervinhos sesa San Marinoja” ose “Trajneri vizaton skemat tek balli i tij” janë disa nga komentet tallëse të përdoruesve të internetit.
Top Channel