Pas katër javëve në “La Liga” Barcelona e sheh veten në krye të klasifikimit me 12 pikë të plota dhe me një golavarazh fantastik, 11-0.
Levante ishte kundërshtari i radhës, e cili edhe pse luante në fushën e saj nuk mundi t’i bëjë ball të besuarve të Luis Enrique, të cilët me Messi-n dhe Nymar në kry arritën të shënojnë plot 5 gola.
Neymar ishte ai që zhbllokojë rezultatin në minutën e 34. Messi gaboi nga pika e penalltisë 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë, por Rakitic arriti ta dërgonte topin në rrjetën e vendasve vetëm dy minuta më pas.
Në pjesën e dytë u realizuan edhe 3 gola të tjerë. Në fillim ishte i riu Sandro Ramirez, më pas Pedro dhe në fund Messi vulosi rezultatin në 0-5.
Pas katër javëvë Barcelola udhëheq klasifikimin e vetme me 12 pikë. Sevilla është ndjekësja më e afërt me 10 pikë, ndërsa Reali i Madridit ndodhet në vendin e 7, në kuotën e 6 pikëve.
Top Channel