Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona Të gjitha rrugët këtë të diel të çonin drejt bulevardit. Mijëra qytetarë
të Tiranës, por të ardhur edhe nga qytete të tjera dhe madje edhe nga
vendet e rajonit, vërshuan herët në mëngjes drejt bulevardit “Dëshmorët e
Kombit”, për të ndjekur vizitën dhe meshën e Atit të Shenjtë, e për të
qenë të parët në rradhë pranë kangjellave kufizuese në bulevardin
kryesor.
Efektivet e policise marrin porosite e fundit nga eproret e tyre per nje dite ku masat e sigurise kane qene kryefjala.
Te tjeret qe nga oret e para te mengjesit jane pjese e postblloqeve ne te gjitha akset kryesore, ku çdo qytetar qe hynte ne bulevardin kryesor kontrollohej
Kontrollit nuk i kanë shpëtuar edhe njerëzit e politikës.
Ne aksin tjeter dytesor, perfaqesuesit e misioneve te huaja zbarkuan ne presidence ne pritje te Papes, i vetmi leshim per ta ishte qarkullimi me mjet deri ne hyrje te Presidences
E ndersa gjithcka kontrollohet edhe nga ajri me nje helikopter te ushtrise ne nje kohe qe ne te gjitha ndertesat e larta jane te instaluara snajpera dhe forcat speciale, pak çaste para mberritjes se Papa Françeskut në sheshin “Nënë Tereza” edhe ministri i Rendit, së bashku me komandantin e Gardës bëjnë vëzhgimin e tyre të fundit.
Sigurisht qe ne momentin e pare te mberritjes se Papes ne shesh kane perfituar nga ky moment edhe te ftuarit ne podiumin kryesor, te cilet shfrytezuan teknologjine e telefoneve per te bere fotografi.
Top Channel