“Kam një kontratë me shqiptarët që do e respektoj”/ Rama në ‘Shqipëria Live’: Çfarë problemi ka që ndodhin protestat? Ato nuk janë matje force Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Edi Rama për ndjekje të standardeve të dyfishta lidhur me ndërtimet pa leje.
Sipas deputetit Arben Ristani, ndërsa prishen shtëpitë e banorëve, Rama mbron sarajet e deputetit Koço Kokëdhima, që kanë shkelur Ligjin e Urbanistikës dhe kanë dëmtuar mjedisin në Qeparo.
“Duhet një ditë e tërë për të treguar sasinë e madhe të ligjeve që ka shkelur Koço Kokëdhima me ndërtimin e sarajeve të tij. Eshtë shkelur ligji i Urbanistikës i vitit 1998, ku thuhet se ndërtimet në zonat turistike përcaktohen në planet rajonale dhe masterplanet e zhvillimit. Plani rajonal është miratuar në vitin 2008, kështu që pretendimi i Koços për leje të vitit 2002, është tërësisht qesharak. Ndërtimi i Koços bie ndesh me 5 ligje dhe dy plane urbanistike. Por ai është ndërtimi i Koços, dhe Edi Rama është avokati i tij me prokurë. Shemben çdo ditë banesat e të pamundurve, dhe cdo ditë lëshon shtat kundër ligjit pashallëku i Koços. Ky është një krim dhe ky është standardi i Edi Ramës.Kafshatë që s’kapërdihet është mjerimi, por tallja dhe arroganca e pashallareve me popullin është kulmi”, tha Ristani.
Top Channel