
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj u paraqit për t’u
pyetur në Prokurorinë e Tiranës, për shkak të detyrës që ka mbajtur në
lidhje me hetimet e nisura nga njësia task-forcë për njërën nga dosjet e
tenderave.
Burgaj u pyet nga prokurori i njesise task force, Ndini Tavani mbi dosjen e depozituar më herët e ku kallëzohet investimi për kamerat e sigurisë në kryeqytet, në një kohë që raporti evidenton se kjo gjë nuk ishte parashikuar në buxhet.
Top Channel: Në çfarë cilësie ishit këtu?
Burgaj: Isha në cilësinë e dëshmitarit.
Top Channel: Për cilën cështje?
Burgaj: Po ç’rëndësi ka tani…
Top Channel: Për tenderat…?
Burgaj: Po.
Top Channel: Çfarë thatë?
Burgaj: Thashë atë çfarë kam dijeni. Do të jem gjithnjë transparent.
Në rrugë jozyrtare mësohet se Burgaj është shprehur se është kërkuar instalimi i kamerave të sigurisë, për shkak të ngjarjeve të shumta kriminale. Monitorimi i gati 200 kamerave të vëzhgimi nisi katër vjet më parë, atëherë kur Qeveria e asaj kohe akordoi fondin shtesë prej 31 milionë lekë, përtej atij të parashikuar në buxhetin vjetor të 2010.
Top Channel