Aplikimet për Këshillin Mbikëqyrës

18/09/2014 00:00

Nismës së qeverisë për të aplikuar për plotësimin e vendeve të mbetura bosh në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë i janë bashkuar deri më tani 32 kandidatë.

Kështu njoftoi në rrjetet sociale Kryeministri Edi Rama. Rama falenderon 32 aplikantët duke thënë se ata janë shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës dhe fton të tjerë kandidatë që të aplikojnë deri më 30 shtator, kur është edhe afati i fundit i aplikimit.

“Falenderoj përunjësisht të tridhjetë e dy aplikantët që nga vende të ndryshme të botës kanë shprehur derin sot interesimin e tyre për t’u konsideruar si anëtarë të ardhshëm të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në adresën këshillimbikqyrë[email protected] Afati i fundit ështe data 30 shtator dhe mirëpresim me kënaqësi e mirënjohje aplikime të tjera”, shkruan Rama.

Top Channel