“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Një pus i fondit të ndalur në fshatin Verri të Fierit ka shpërthyer
mëngjesin e të martës. Pusi i naftës është duke çliruar sasi të mëdha
gazi në një zonë shumë pranë banesave.
Mbi 15 familje janë larguar nga banesat për shkak të sasisë së madhe të gazit që hyri në banesat e tyre, ndërkohe qe u ndal edhe mesimi ne shkollen e mesme ‘Vasil Sota’ per shkak se nxenesit po shfaqnin shqetesime shendetesore.
Kompania “Bankers Petroleum” njofton se ngjarja ndodhi pas nje tentative per vjedhje dhe se sipas matjeve qe jane bere ne terren niveli i gazit helmues eshte shume i larte e për kete arsye jane evakuuar edhe banoret.
Kompania, sapo eshte informuar per rrjedhjen e gazit ka nisur ekspertet qe po punojne per mbylljen e pusit. Ne nje njoftim te kesaj kompanie thuhet se nuk ka patur demtime nga ky incident dhe se të gjithë banorët se do të mund të kthehen në shtëpi në një kohë të shkurtër, sapo pusi të jetë mbyllur plotësisht dhe cilësia e ajrit të jetë kthyer në nivele brenda normës. Policia po heton per ngjarjen.
Ne zonen naftembajtjese te Fierit puse te tilla te fondit te ndalur jane me shumice dhe nje pjese fare prane zonave te banuara, per shkak se aty jane bere ndertime informale.
Top Channel