“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Rreth 14 mijë objekte në Tiranë dhe komunat rreth saj nuk do të
legalizohen për shkak se planet rregulluese të miratuara nga pushteti
vendor parashikojnë në këto zona ndërtime më të larta se ato në proces
legalizimi.
“Në këtë kalërim drejt fitimeve, bashkinë Tiranë e tejkalon vetëm bashkia e Mziut. I gjithë territori i bashkisë së Kamzës, me planin rregullues që ka miratuar parashikon ndërtime me 7 -9 kate duke bllokuar legalizimet. Komuna Paskuqan ka miratuar një plan rregullues të llojit Manhatan, duke përjashtuar nga legalizimi të gjitha ndërtimet me tokë pronarë’, tha kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame.
Për të zhbllokuar legalizimin e këtyre ndërtimeve, ALUIZNI pritet t’i kërkojë Kryeministrit Rama në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Territorit rishikimin e planit të përgjithshëm rregullues të Tiranës, Bashkisë Kamëz dhe Komunës Paskuqan.
‘E gjitha kjo me 3 qëllime kryesore; rishikimin e zonimit funksional dhe përdorimit të tokës; rishikimin e planifikimit të lartësive të zonave dhe rishikimin e rrjeteve të infrastrukturës rrugore”, tha Lame.
Top Channel