Kufizim i qarkullimit të mjeteve
16/09/2014 00:00
Me vendim të Bashkisë së Tiranës, gjatë gjithë ditës së diel, 21
shtator, ditë kur Ati i Shenjtë do të vizitojë Shqipërinë, e gjithë
hapësira brenda unazës së mesme të Tiranës do të kthehet në rrugë
pedonale.
Kjo masë parashikon ndalimin e qarkullimit të automjeteve në pjesët kryesore të qytetit.
Transmetimi i momenteve të ndryshme do jetë drejtëpërdrejt me regji qendrore. Gazetarët dhe mediat e akredituara, në ditët në vijim, do të kenë një takim me përgjegjësit e shtypit në Pallatin e Kongreseve, ku do të jetë edhe qendra e shtypit dhe nga ku do të marrin të gjitha detajet teknike të transmetimit dhe të mundësisë për të lëvizur atë ditë.
Top Channel