Edhe ‘Plus’ me 3G
15/09/2014 00:00
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare zhvilloi tenderin për dhënien licencës së katërt 3G. Në garë morën pjesë 3 kompani, Plus Communication, Vodafone dhe AMC ndër të cilat ofertën më të lartë e dha kompania ‘Plus’, që deri më tani nuk zotëronte një licence 3G.
Bazuar në ofertën e sa, 2 milionë e 970 mijë e 66 euro, kompania Plus merr dy breza frekuencash që i mundësojnë ofrimin e shërbimit 3G, ndërsa Vodafone merr një brez shtesë që do të zgjerojë kapacitetet dhe performancën e tij.
AKEP ka caktuar ditën e premte për të shpallur fituesin për shkak të dosjeve voluminoze.
Top Channel