“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deklaroi se humbjet e mëdha nuk janë problemi i vetëm që ka sektori energjetik në Shqipëri. Sipas tij, veç vjedhjeve, energjia shpërdorohet edhe nga konsumi pa kriter i saj.
“Në Shqipëri konsumojmë energji më tepër nga ç’duhet. Nga viti në vit rritet kërkesa dhe përdorimi i energjisë. Ndonjëherë këto situata nuk shkojnë në rrugë të drejtë me rritjen ekonomike” Deklaroi Gjiknuri.
Zoti Gjiknuri tha se qeveria do të miratojë një paketë të gjerë ligjore, përfshirë masa shtrënguese për të rritur eficencën e përdorimit të energjisë.
“Do të miratohet dhe forcohet kodi i ndërtimit, si dhe aplikimi i standardeve të reja për eficencë për pajisjet dhe aparaturat e reja shtëpiake. Qeveria do të krijojë fondin e eficencës së energjisë, që për herë të para parashikohet në ligjin e ri për eficencën e energjisë, i cili po përgatitet”, deklaroi ministri.
Sipas tij nga këto masa do të përfitonte jo vetëm ekonomia kombëtare, por edhe vetë qytetarët
“Po të kemi banesa me efivencë më të mirë energjetike, një pjesë e mirë e konsumit që ne shpenzojmë për ajrin e kondicionuar do të ishte shumë më e pakët dhe fatura e energjisë do të ishte më e lehtë. Është momenti i duhur që Shqipëria ta ndërmarrë këtë rrugë. Krahas sfidave që kemi në sektorin e energjisë elektrike ka ardhur momenti që siç luftojmë vjedhjet, duhet të bëjmë koshient njerëzit që përdorimi i energjisë elektrike duhet të jetë në një mënyrë sa më eficente”, shtoi Damian Gjiknuri.
Zoti Gjiknuri i lëshoi këto deklarata gjatë një konference rajonale mbi politikat e eficencës së energjisë në Ballkan, që u organizua në tiranë nga Ministria e Energjisë dhe “Balkan Forum”.
Top Channel