Nesër në të gjithë Shqipërinë nis sezoni i ri shkollor dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në fjalën  përshëndetëse iu ka bërë thirrje prindërve të jenë pjesë e procesit për të rritur cilësinë e mësimdhënies.

“Të dashur prindër, tashmë me kuadrin e ri normativ ju keni një rol vendimtar në administrimin e shkollës shqiptare. Përfshirja juaj është domosdoshmëri dhe ne jemi të vendosur ta forcojmë aktivizmin tuaj në jetën shkollore. Kjo sepse shkolla na përket të gjithëve. Shkolla është dhe duhet të jetë e komunitetit. Nuk do ta mbyllim shkollën, ajo do të jetë e hapur edhe pasdite. Mësuesit do të jenë aty, jo më si mësues jashtë profilit, jo më për kurse private, por mbi kokat tuaja si një mik i mirë e profesionist. Shkollat do të jenë të hapura për të ndihmuar  po aq sa për të zhvilluar talentin dhe energjinë e nxënësve, përmes aktiviteteve kulturore e sportive, si edhe nismave komunitare. Ndaj, të dashur prindër bëhuni pjesë e shkollave qendërkomunitare. Edhe një herë urimet e më të mira dhe punë të mbarë të gjithëve! Do të jem me ju në çdo orë e çdo ditë të jetës së shkollës. Suksese nga zemra! Urimet më të mira!”, përfundon urimi i ministres Nikolla.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta