“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka vijuar të shtunën me largimin e tregut të fruta-perimeve në rrugën “Hoxha Tahsin” në kryeqytet.
Rreth 30 tregtarë, që prej disa vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg, kanë vepruar në mënyrë vullnetare për lirimin e territorit, duke çmontuar strukturat e ngritura për tregtimin e fruta-perimeve.
INUK thotë se ky treg, i vendosur në mes të kryqëzimit të rrugëve, është jashtë standardeve dhe normave higjieno-sanitare. Ndërkohë, përgjatë të gjithë rrugës, inspektorët kanë ndërhyrë për largimin e rreth 60 objekteve të tjera të kundraligjshme, që kishin zaptuar hapësirat publike.
Paralelisht me këtë, një tjetër aksion po zhvillohet në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku do të ndërhyhet në rreth 40 objekte.
INUK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për kaosin e krijuar me qarkullimin e automjeteve në këto zona, ndërsa paralajmëron se aksioni do të vijojë deri në çlirimin e plotë të hapësirave publike. Ndërkaq, në të gjitha akset kombëtare po vijon puna për largimin e tabelave të paligjshme nga rrugët.
Top Channel