Ekipi i flamurtarit në boks fitoi duelin me Vllazninë dhe Tiranën duke u shpallur ekipi më i mirë për vitin 2014. Vlonjatët morën më shumë pikë se rivalët e tyre në kampionatin kombëtar të boksit, që u zhvillua në Vlorë.
“E kishim vlerësuar këtë aktivitet, e kishim grumbulluar ekipin prej disa muajsh me seanca stërvitore 2-3 herë në ditë dhe e arritëm qëllimin për titullin kampion”, u shpreh trajneri Gëzim Zeneli.
Ndërkohë, boksieri më i mirë për peshën 81 kg u shpall sportisti i Tiranës, Jurgen Juldedaj, i cili fitoi ndeshjen ndaj vlonjatit Arbër Budani, medalist i Evropianit 2013.
“Jurgeni nuk është boksier që doli sot, por edhe në vitet e tjera ai ka dalë absolut për peshat gjysmë të rënda dhe unë pres shumë prej tij sepse do të marrim pjesë në gara ndërkombëtare”, ka thënë Sehat Bushati, trajner i ekipit Tirana.
Top Channel