Basha: Rama na ka bllokuar projektet

13/09/2014 00:00

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka inauguruar përfundimin e punimeve për rikualifikimin urban të bllokut “Qemal Stafa”, një investim prej 47.6 milionë lekësh.

Në këtë bllok banimi është rikonstruktuar rrjeti i kanalizimeve të ujrave të bardha dhe të zeza, si dhe janë asfaltuar 6084 metër katror rrugë.

Këto punime, Basha i ka shrytëzuar për të përmendur bllokimin e projekteve të tjera, që – sipas tij – i janë bërë Bashkisë.

“Tirana e Shqipëria moderne europiane kërkojnë punë dhe jo fjalë boshe. Për fat të keq, ata që nuk po e ndërtojnë modelin e një Shqipërie europiane, që nuk po hapin fronte të reja pune, atë të cilët nuk po përmbushin as shpresat por as pritshmëritë e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, ndihen të kërcënuar nga modeli i punës dhe janë përveshur me një propagandë të egër dhe me bllokime të modelit të punës për qytetarët, që përfaqëson sot Bashkia e Tiranës”, u shpreh kryebashkiaku Lulzim Basha.

Basha është i bindur se ka kthyer modelin e punës në Bashkinë e Tiranës, pasi sipas tij, përveç se në Tiranë, këtë model do ta shtrijë në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel