“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Të hënën në orën 12:00 ish-guvernatori Ardian Fullani, i dyshuar se ka shpërdoruar detyrën, do të dalë para Gjykatës së Apelit për vleftësimin e masës së sigurisë sipas pretendimeve të mbrojtjes që kundërshton arrestin me burg.
Në të njëjtën ditë, por në orare të ndryshme do të shqyrtohen edhe masat e sigurisë për ish-inspektoren e përgjithshme të Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi, gjithashtu e dyshuar për shpërdorim detyre, e cila sipas listës së afishuar për publikun del para gjykatës në orën 11.15, ndërkohë që në orën 11:00 do të dëgjohen parashtrimet për ish-inventarizuesin e Bankës Ilir Dedja, aktualisht me arrest shtëpie.
Në orën 11:30 shqyrtohet masa për inventarizuesin tjetër Bahri Allushi, i cili ndodhet në arrest me burg dhe në orën 11:45 është caktuar orari për Fatbardha Gurthin, e lënë në arrest shtëpie.
I fundit që do të shqyrtohet në orën 12:15 është Gentjan Jahja, i cili ndodhet në arrest me burg. Të gjashtë ish-zyrtarët e Bankës së Shqipërisë do të përballen me gjyqtarin Alaudin Malaj dhe prokurorin e gatshëm të Apelit, Nezir Gjoka, ndërkohë që oraret e seancave që parashikojnë zhvillimin e gjashtë masave brenda një ore e 30 minuta me shumë gjasë ka mundësi të zgjasin përtej këtij afati duke qenë se secila nga palët do të kërkojë minutazhin e mjaftueshëm për t’u dëgjuar, pa llogaritur këtu edhe kohën që do t’i duhet gjykatës për t’u menduar.
Në njoftimin për shtyp, Gjykata e Apelit njofton se trupa gjyqësore me gjyqtar Alaudin Malaj është caktuar sipas një shorti me gogla në të cilin u përfshinë 15 gjyqtarë të kësaj gjykate. Në këtë short u përjashtuan gjyqtarët që janë të gatshëm nga data 16 deri më 30 shtator si edhe gjyqtarët që ndodhen në kolegjet penale gjatë kësaj periudhe.
Por, java që vjen do të jetë e ngjeshur edhe me 12 masa të tjera të skandalit të bankës, të cilat sipas shortit me gogla do të shqyrtohen nga gjyqtarët Agim Bendo dhe Shkëlqim Miri.
Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka vijuar me marrjen në pyetje të tre audituesve të Bankës së Shqipërisë, deklaratat e të cilëve nuk bëhen publike për shkak të veprimeve hetimore që po kryhen.
Top Channel