Tre ditë më parë Michael Schumacher është kthyer në shtëpinë e tij në brigjet e liqenit të Gjenevës në Zvicër për të vazhduar trajtimin, pas aksidentit të tmerrshëm me ski në Alpet franceze në 29 dhjetor 2013.
Por edhe pse shtatë herë kampioni i Formula 1 tashmë ndodhet në banesën e tij gazetarët vazhdojnë ta shqetësojnë.
Me dhjetëra gazetarë kanë ngritur një kamp jashtë shtëpisë së Schumacher. Ndërsa mes tyre ka pasur edhe një përleshje, kur një ekip i një televizioni rus është përpjekur të transmetojë drejtpërdrejtë nga jashtë shtëpisë së Schumacher.
Pavarësisht se banesa është e ruajtur gjatë 24 orëve nga roje private është dashur ndërhyrja e policisë për larguar disa gazetarë, të cilët ishin futur në pronën private të Michael Schumacher.
Top Channel