“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Tregtimi i miellit të bukës me nivel më të ulët të proteinës se 12.5, sa është dhe norma apo dhe ngjyrosja e miellit të bardhë të një cilësise të dobët, duke e shitur më pas atë për bukë të zezë ka alarmuar Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, i cili pritet të vërë në kontroll këtë situatë.
“Dyshojmë që mund të bëhen bashkime, mbillet mielli në fabrikat tona dhe përzihet. Ne do kryejmë kontrolle të gjithëanshme, nga pika kufitare ku malli hyn në vendin tonë, deri tek konsumatori. Do ta ndjekim zinxhirin e transportit hap pas hapi”, deklaroi drejtori i AKU-së, Afrim Bakaj.
Vëmendje u tërhoq edhe për niveline aflatkosinës, apo të potasiumit, i cili hidhet në miell për të rritur nivelin e glutenit. “Ju e dini që kështu mielli del më i mirë, por ai është kanceroz dhe në bazë të standardeve në Evropë është i ndaluar. I bie të jetë miell i ngjyrosur. Këto drejtoria i ka kontrolluar”, tha teknologu Abdyl Sinani.
AKU kishte ftuar në takim importues të miellit, grurit dhe misrit që ushtrojnë këtë aktivitet në vendin tonë, por që prej tyre ishin paraqitur vetëm dy, të cilët thanë se operojnë brenda të gjitha standardeve të kërkuara.
“Garantojmë që cilësia e miellit që prodhojmë ne është e garantuar. Nuk mund të flas për ata që importojnë nga shtetet fqinje, që për të prishur konkurrencën në treg fusin cilësi mielli shumë të ulët”, tha Astrit Mara, përfaqësues i fabrikës së miellit “Diamant”.
Ndonëse AKU është në dijeni të abuzimeve që bëhen me miellin dhe me bukën, ai deklaron se nga 280 kontrolle që u ushtruan, vetëm 6 rezultuan se përdornin ngjyrues në miell.
Top Channel