“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Ministria e Kultures ka bere publike detajet mbi dekorin qe do te veshe kryeqyteti shqiptar ne diten qe do te prese Papa Franceskun, si edhe kalendarin e te gjitha aktiviteteve qe do te organizohen me kete rast.
Sipas ministres Mirela Kumbaro, aktivitetet do te nisin me 15 shtator per te vijuar deri me date 20, te ndjekura nga mberritja e Papes me 21 shtator, pritja e tij ne Rinas nga kryeministri Rama e deri tek mesha ne sheshin Nene Tereza.
“Kantieri i pare eshte Muzeu Kombetar, qe eshte ne gjendje te mjeruar. Kantieri i dyte do te jete Pallati i Kongreseve, ku do te vendosen mediat. Aktivitetet do fillojne me 15 shtator me nje konference shkencore te organizuar nga komuniteti katolik. Nje dite me pas, ne Biblioteken Kombetare do zhvillohet aktiviteti Katolicizem dhe Kulture, nje takim ne pritje te Papes ne Durres dhe me pas ne Tirane”, deklaroi Kumbaro.
Sipas kalendarit te ministrise, ne keto aktivitete do te kete koncerte dhe dokumentare mbi kleriket qe u vrane e u persekutuan, si dhe per tolerancen fetare ne Shqiperi.
Top Channel