“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Disa të rinj protesuan përpara Ministrisë së Mirëqenies Sociale, duke i
kërkuar ministrit Erion Veliaj të tregojë burimin e të ardhurave për
organizimin e ceremonisë së tij martesore.
Sipas të rinjve protestues, që shfaqën kërkesat e tyre në pankartat që mbanin në duar, ministri Veliaj duhet të japë llogari edhe nëse ka përdorur postin publik për përfitme personale.
Protesta zgjati rreth 30 minuta dhe menjëherë pas largimt të kamerave disa të rinj u shoqëruan në polici, ku shkuan për të marrë informacion edhe dy deputetë të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan lirimin sa më shpejt të të rinjve.
“Ky shoqërim është i padrejtë, thjesht sepse këta kanë protestuar për ministrin Veliaj, për dasmën pompoze, me shpenzime marramendëse, dhe me paturpësinë më të mëdha ministri deklaron se punët e mëdha bëhen pa parà, autostrada, rrugë, dasma. Dhe çelësin e zgjidhjes e paska ministri Veliaj”, u shpreh deputeti Bedri Mihaj.
Policia e Tiranës thotë se të rinjtë janë ndaluar për tubim të paligjshëm.
Top Channel