Meta takon guvernatoren në detyrë të BSH

08/09/2014 00:00

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka pritur në një takim guvernatoren në detyrë të Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni.

Në informacionin e shpërndare nga zyra e shtypit e Lëvizjes Socialiste për Integrim thuhet se, zoti Meta ka shprehur mbështetje të plotë dhe angazhim për ruajtjen e pavarësisë së këtij institucioni.

Sipas njoftimit, kreu i Kuvendit ka vlerësuar se Banka e Shqipërisë ka qenë faktor stabiliteti, ndërkohë që ka kërkuar një bashkëpunim sa më të madh me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.

Top Channel