Ambicia për të kandiduar për bashkinë e Tiranës/ Sot gjyqi i themelit për Veliajn, Braçe nga GJKKO: Nuk komentoj prokurorët as gjyqtarët, por… Arrestimi i guvernatorit Fullani po ndiqet me vëmendje nga Komisioni Europian, ndërsa mbetet dhe një muaj kohë deri në publikimin e raportit të progresit të radhës.
I kontaktuar nga TCH, Peter Stano, zëdhënës i komisionerit për Zgjerim Stefan Fule, shpjegoi se, “Komisioni Europian ka marrë parasysh aktakuzën për guvernatorin dhe inspektorin e përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, por nuk komenton proceset gjyqësore në vazhdim e sipër”.
“Ne po ndjekim nga afër situatën dhe konstatojmë se tashmë janë ndërmarrë hapa për të stabilizuar dhe për të siguruar vazhdimësinë e veprimeve të Bankës”, shprehet Stano.
“Këshilli Mbikëqyrës i Bankës ka vendosur të shkarkojë guvernatorin Fullani dhe ka emëruar zëvendës guvernatoren Elizabeta Gjoni që vepron si guvernator.
Si presidenti Nishani dhe kryeministri Rama janë takuar me zonjën Gjoni dhe thuhet se kanë shprehur mbështetjen e tyre për standarde të larta profesionale dhe pavarësinë e institucionit”, përforcon qëndrimin Zyra e komisionerit Fyle.
Top Channel