Bento: Shqipëria pati vetëm një rast
08/09/2014 00:00
Paulo Bento, trajneri i kombëtares portugeze të futbollit, tha pas humbjes 1-0 ndaj kombëtares sonë se Shqipëria pati vetëm një rast në të gjithë takimin, ndërsa Portugalia e dominoi ndeshjen, por i mungoi efikasiteti para porte.
“Na mungoi efikasiteti pasi ndeshjen e dominuam nga fillimi në fund. Goli i kundërshtarëve erdhi në rastin e vetëm që patën. Ishim në inferioritet numerik dhe nuk u mbrojtëm mirë”, theksoi Bento, i cili foli edhe për pakënaqësinë e publikut për lojën e skuadrës së tij.
“Shamitë e bardha dhe vërshëllimat janë normale në futboll. Kur nuk ka rezultate, publiku mërzitet. Ishte një rezultat i padrejtë, por asgjë nuk është vendosur”, shtoi trajneri portugez.
Top Channel