Varrezat e Tufinës dhe Sharrës

07/09/2014 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për sistemimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës me vlerën e 3 milion dollarëve.

Përveç rehabilitimit, projekti parashikon edhe varrezat murale si dhe zgjerimin me një sipërfaqe prej 10 mijë metrash katror për Tufinën dhe 15 mijë metër katror për Sharrën. Gjatë inspektimit të punimeve, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo tha se zbatimi i projektit nisi pas zhbllokimit të buxhetit të bashkisë nga gjykata si dhe akuzoi Kryeministrin Rama se po bllokon projektet e bashkisë në dëm të interesave të qytetarëve

“Projekti i bulevardit, projekti i tramit, projekti i terminalit multimodal, projekti për mbledhjen dhe përpunimin e mbetjeve në Tiranë, për shkak të kryeministrit Edi Rama vazhdojnë të mbeten ende të bllokuara. Kjo nuk është kurrsesi në dobi të qytetarëve të Tiranës, në dobi të interesave të tyre. Kryeministrit Rama të heqë dorë nga bllokimi për Bashkinë e Tiranës dhe t’i mundësojë Tiranës zhvillimin si një qytet metropol, europian”,  u shpreh Eno Bozdo.

Top Channel