Tenis, finale surprizë në US Open

07/09/2014 00:00

Finalja e madhe e US Open pritej të ishte një duel mes Novak Djokovic dhe Roger Federer, dy tenistë që së bashku me Rafael Nadal kanë dominuar në dhjetë vitet e fundit, por ka ndodhur e pabesueshmja pasi serbi dhe zvicerani janë eliminuar në gjysmëfinale nga Kei Nishikori dhe Marin Cilic, dy emra jo dhe aq të njohur.

Japonezi ka mundur Djokovicin me rezultatin 3-1 (6-4, 1-6, 7-6, 6-3) dhe bëhet kështu aziatiku i parë në histori që luan një finale Grand Slam-i.

Surpriza e dytë e së dielës ishte eliminimi i Roger Federerit. Zvicerani u mund nga kroati Cilic me rezultatin 3-0 (6-3, 6-4 dhe 6-4).

Finalja Nishikori-Cilic shënon fundin e një epoke në tenis. Kishte që nga viti 2005 që një finale Grand Slam-i nuk kishte prezencën e të paktën njërit prej tre tenistëve dominues (Federer, Nadal apo Djokovic).

Top Channel