“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Gjatë orëve të pasdites, Guvernatoren në detyrë të Bankës së Shqipërisë, Elisabeta Gjoni e ka pritur edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.
Presidenti shprehu bindjen se në bashkëpunim me Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe të tjerave institucione financiare të vendit dhe ndërkombëtare, do të përballohet situata e krijuar dhe nuk do preket kurrsesi stabiliteti financiar i Bankës së Shqipërisë dhe i vendit në përgjithësi.
Gjatë bisedës me Guvernatoren në detyrë, mes tjerash, Presidenti Bujar Nishani vuri theksin gjithashtu mbi seriozitetin, përgjegjësinë, zbatimin e standardeve të larta profesionale, dhe pavarësinë institucionale, si kushte themelore për një besim të qëndrueshëm të qytetarëve ndaj stabilitetit financiar të garantuar dhe zhvillimit ekonomik normal të vendit.
Top Channel