F1, Hamilton fiton Çmimin e Madh të Italisë

07/09/2014 00:00

Lewis Hamilton triumfon për të dytin vit radhazi në Çmimin e Madh të Italisë. Britaniku i Mercedes arriti të regjistrojë fitoren e 6 sezonale falë dhe 2 gabimeve të Nico Rosberg, i cili nuk arriti të shfrytëzojë nisjen e gabuar të Hamilton.

Momenti kritik i kësaj gare për pilotin e Mercedes ishte ai kur shoku i skuadrës gabon në kthesën e parë duke i dhuruar kryesimin e garës. Ndërsa piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg edhe pse doli dy herë nga pista arriti të zërë vendin e dytë.

Cmimi i Madh i Italisë ka rikthyer edhe brazilianin Massa në podium, i cili bëri një paraqitje mjaft të mirë duke zënë vendin e tretë.

Ka rezultuar një katastrofë për Ferrarin gara në Monza. Fernando Alonso u tërhoq nga gara për shkak të një problemi, ndërsa ferraristi tjetër Kimi Raikonen e mbylli në vendin e 9 falë penalizimit të Magnussen.

Pas kësaj gare Hamilton ka shkuar 216 pikë, ndërsa Nico Rosberg vazhdon të kryesojë renditjen e përgjithshme të pilotëve me 238 pikë. Ndërsa renditja për konstruktorë udhëhiqet me një diferencë prej 182 pikësh nga Mercedes, të cilët deri tani kanë arritur të grumbullojnë plot 454 pikë. Në vendin e dytë është Red Bull me 272.

Gara e radhës është Çmimi i Madh i Singaporit në datën 21 Shtator.

 

Top Channel