Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave u bllokua qarkullimi i automjeteve në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Qarkullimi ishte bllokuar në fshatin Ibë, ku sasi të mëdha dherash kanë rënë në rrugë duke krijuar edhe një varg automjetesh prej më shumë se 1 kilometër. Në këtë pjesë të rrugës janë duke u kryer edhe punimet për hapjen e rrugës së re.

Autoritetet nisën menjëherë punën për hapjen e rrugës, ku deri tani është bërë e mundur lëvizja e automjeteve vetëm në një kah të rrugës.

Top Channel