Rama uron LSI-në për 10-vjetorin

06/09/2014 00:00

Kryeministri Rama ka uruar përmes rrjeteve sociale partnerët dhe miqtë, siç i cilëson ai, të LSI-së me rastin e 10-vjetorit të krijimit të kësaj force politike.

“Urime partnerëve e miqve të LSI për 10-vjetorin e krijimit, që festojnë sot”, shkruan kryeministri Rama.

Këtë të shtunë, Lëvizja Socialiste për Integrim mbush dhjetë vjet nga krijimi i saj dhe, me këtë rast, priten të zhvillohen një sërë aktivitetesh në qytetin e Durrësit dhe jo vetëm.

Veprimtaritë e forcës së dytë më të madhe të së majtës shqiptare do të fokusohen në grupet në nevojë dhe shtresat e ndryshme sociale.

Ndryshe nga festimet e të kaluarës, LSI këtë herë nuk ka ofruar kokteje, festa apo pritje, por do ta festojë me veprimtari në ndihmë të komunitetit dhe ambienteve publike.

Të pranishëm në këtë festë janë edhe ministri i Mjedisit, Lefter Koka, dhe ai i Drejtësisë, Nasip Naço.

LSI është krijuar më 6 Shtator të vitit 2004, nga kreu i kësaj force Ilir Meta, i mbështetur nga 500 personalitete dhe figura të shquara të politikës në vend.

Top Channel