Lëvizja Socialiste për Integrim feston 10-vjetorin e krijimi të saj. Por ky përvjetor po festohet ndryshe, pasi të gjithë drejtuesit dhe aktivistët e saj janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe i janë përkushtuar çështjeve të ndjeshme sociale që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj fëmijëve dhe të moshuarve, por dhe çështjeve që lidhen me përkujdesjen ndaj mjedisit.

Një rëndësi e veçantë i është kushtuar fëmijëve të shtëpisë Zyber Hallulli, ku të rinjtë e LRI kanë pastruar ambientet e jashtme të saj, të cilat i vizitoi edhe kryetari Ilir Meta.

“Anëtarët dhe zimpatizantët tanë janë përfshirë në një aksion për të ndryshuar ambjentet parazitare në ambjente edukative, që ne të kemi mundësi të vimë sërish për të parë ambjente të transformuara, sepse është e rëndësishme të rrisim përgjegjësitë sociale, të zgjerojmë solidaritetin tonë me të gjitha komunitetet në nevojë”, ka thënë Meta.

Gjatë gjithë ditës, drejtues dhe aktivistë të LSI-së kanë zhvilluar aktivitete të ngjashme në të gjitha qytetet në kuadër të 10-vjetorit të krijimit të kësaj force politike.

“Këtë e bëj si ministër Mjedisi por edhe si qytetar i Durrësit. Ndihem krenar, është një krijim shumë domethënës. Të gjithë së bashku mund të bëjmë një ndryshim të madh dhe jam i bindur se LSI me këto energji të reja do bëjë më të mirën për Durrësin dhe Shqipërinë në tërësi”, tha nga qyteti bregdetar ministri Lefter Koka.

Top Channel