Eksperti ligjor, Neritan Kallfa ishte i ftuar në “Revistën Televizive të Mbrëmjes” ku foli për atë që do të ndodh tashmë në Bankën e Shqipërisë pas arrestimit të zotit Fullani.
Zoti Kallfa u shpreh se ekzistojnë rregulla jo të parashikuara në ligj as në statut, por në rregullat proceduriale për plotësimin e boshllëkut të krijuar.
Pandi Gjata: Një guvernator i arrestuar, çfarë ndodh me Bankën e Shqipërisë?
Neritan Kallfa: Ka rregulla proceduriale të miratuara nga Këshilli, të cilat parashikojnë që në rast pamundësie të Guvernatorit të bankës vepron zëvendësi i parë dhe në rast pamundësie të zëvendësit të parë është zëvendësi i dytë. Egziston edhe mundësia e alternimit të zëvendësve midis njëri-tjetrit. Në rast hipotetik, ku të tre nuk mund të ushtrojnë detyrën ekziston edhe një alternativë tjetër ku zëvendësohet nga nëpunësi më i vjetër në moshë në një strukturë që është e lartë në hierarkinë e Bankës së Shqipërisë. Kjo nuk është e parashikuar në ligj, as në statut, por në rregullat proceduriale.
Pandi Gjata: Kur flasim për Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë një pyetje që të gjithë janë kuriozë të dinë. Cilat janë detyrat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?
Neritan Kallfa: Guvernatori është një figurë shumë e rëndësishme e Bankës Qendrore, si për funksionet që ka ashtu edhe për imazhin që i jep institucionit. Roli kuç është lidhja që bëhet midis pjesës ekzekutive me organet vendimmarrëse. Rol tjetër i rëndësishëm është edhe ai i drejtuesit ekzekutiv. Gjithashtu është personi që përfaqëson institucionin me palët e treta, brenda ose jashtë.
Pandi Gjata: Ngjarja e fundit mund të krijoi vakum?
Neritan Kallfa: Hetimi ka të bëjë me një vepër penale dhe jo çdo shkelje është penale. Fakti që Këshilli nuk ka reaguar nuk do të thotë që do të shprehet për një vepër penale, ata duhet të shprehen edhe për një shprehje që është e natyrës administrative. Fakti që Prokuroria ka ndërhyrë e vë në një pozitë të vështirë Këshillin sepse duhet të kishte qetur elementë.
Pandi Gjata: Në këtë situatë, me një guvernator të arrestuar. Si e shikoni zgjidhjen për Bankën e Shqipërisë?
Neritan Kallfa: Në radhë të parë nuk jam i mendimit që qeveria të ndërhynte sepse një nga kolonat bazë me të cilat është ndërtuar ky institucion është që ekzekutivi nuk duhet të ndërhyjë të institucioni. Në anën tjetër duhet të evidentojmë që nuk ka pavarësi absolute, Edhe në këtë rast barra bie mbi Këshillin Mbikëqyrës sepse neni kuç është shkelja e etikës dhe prishja e imazhit të Bankës së Shqipërisë. Këshilli duhet të reagojë, duke e vlerësuar me objektivitet.
Pandi Gjata: Pra është një këshill që nuk mund të qëndrojë në detyrë kur kemi një guvernator të arrestuar?
Neritan Kallfa: Nuk do ta merrja arrestimin si fajësi. Shkelja e etikës nuk do të thotë që është patjetër penale.
Pandi Gjata: Tashmë ne kemi një marrëdhënie të veçantë edhe me FMN. Një koment mbi qëndrimin e FMN-së mbi këtë ngjarje.
Neritan Kallfa: Gjithmonë FMN-ja ka mbajtur qëndrim teknik. Do të preferoja që FMN-ja të mos shprehej për kompetenca , të cilat i përkasin kuvendit. FMN-ja mund të marri përgjegjësi pasi ka bashkëpunuar me Bankën e Shqipërisë. Kështu që nuk është e lehtë as për ta të pranojnë një situatë të tillë.
Pandi Gjata: Pas këtij arrestimi çfarë ndodh në tregun financiar?
Neritan Kallfa: Banka e Shqipërisë ka dalë me një versin që bankat janë të mirë kapitalizuara.
Top Channel