F1, Alonso: Do bëjmë gjithçka për tifozët

06/09/2014 00:00

Ferrari e ka nisur mirë fundjavën për Çmimin e Madh të Monzas, ndaj dhe Fernando Alonso është shprehur optimist.

“Shpresojmë të bëjmë sa më mirë për tifozët tanë, të cilët ishin edhe dje duke na mbështetur. E premtja e Monzas është gjithnjë ndryshe nga të tjerat, edhe për shkak të karakteristikave të pistës. Në përgjithësi jam i kënaqur me konfigurimin dhe gomat, veçanërisht me ngarkesën e benzinës. Kisha frikë se mund të kishim një problem drejt fundit, por bëra një tjetër xhiro dhe gjithçka është kthyer në normalitet”, tha spanjolli i Ferrarit.

“Ishte një ditë intensive, por pozitive. Kemi shfrytëzuar çdo minutë për të provuar gjithçka që kishim programuar”, shpjegoi piloti tjetër, finlandezi Raikkonen.

Tashmë më shumë emocione për Marco Mattiaccin, për të cilin është Çmimi i parë në Monza: “Është gara ime e parë këtu dhe jam i impresionuar nga tërheqja që ka Ferrari ndaj këtyre tifozëve, të mëdhenj e të vegjël. Kjo gjë na jep një presion pozitiv, na motivon të punojmë edhe më fort. Zërat për Montezemolon? Nuk më interesojnë thashethemet, por e presim të jetë mes nesh për provat zyrtare”, i ka rënë shkurt drejtuesi i skudërisë nga Maranello.

Top Channel