Arrestimi i Fullanit në mediat e huaja

06/09/2014 00:00

Arrestimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së mediave ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve “Reuters” publikon në koherencë të plotë me mediat shqiptare lajmin e arrestit të kreut të Bankës. Ata shkruajnë se arrestimi i Fullanit u bë në zyrën e tij, për shumën e rreth 6.63 milionë dollarëve nga Thesari i bankës.

Gjithashtu shtojnë se guvernatori i kishte bërë qëndresë për një kohë të gjatë protestave dhe peticioneve të qytetarëve, që kërkonin shkarkimin e tij. Ardian Fullani kishte fituar një lumë votash, – shkruan “Reuters”, – nga Bordi Mbikëqyrës, ndaj ndihej i sigurt.

Më tej, gazeta britanike “Daily Mail” raporton për arrestin e guvernatorit të Bankës Qendrore së Shqipërisë, duke shtuar se Fullani është punonjësi i 19 i bankës që është arrestuar, ndërsa “Bloomberg Business News” shkruan se 59-vjeçari ishte në mandatin e tij të dyte si guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Ndërkaq, media turke “World Bulletin” i bën një analizë më të gjatë çështjes së Bankës së Shqipërisë. Prokurorët thanë se Fullani nuk kishte propozuar asnjë zëvendësguvernator për disa vjet, duke krijuar një vakum në hierarkinë e bankës.

Ata shtojnë edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët ishin shprehur se prisnin fundin e hetimeve, përpara se të bënin ndonjë koment.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA