Pas bërjes publike të lajmit për arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, politikani i parë që ka reaguar ka qenë kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Brace, ndryshe nga herët e tjera kur ka akuzuar Fullanin, është mjaftuar vetëm me 3 fjali.

“Duhej vetëm durim!! Gjërat kanë ndryshuar njëherë e përgjithmonë në këtë vend!! Përgjegjësia është e para!!” – mbyll komentin e tij deputetit socialist Erjon Braçe.

Top Channel