“Ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emrat se kush e vrau”/ U paraqit në GJKKO, babai i Ervis Martinajt: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha Avokati i guvernatorit Ardian Fullani, Maks Haxhia ka takuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës klientin e tij të arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Pasi e ka takuar zotin Fullani, avokati Haxhia ka thënë për mediat se “ndalimi i tij është i paligjshëm” dhe kjo pritet të jetë karta me të cilën ai do të luajë në gjykatë.
Ndërsa para se të takonte zotin Fullani, në momentin kur mbërriti në Drejtorinë e Policisë, Haxhia tha se nuk ishte informuar mbi ndalimin e guvernatorit dhe motivet e këtij vendimi.
“Jam në terr informativ, thjesht jam informuar nga familja për ndalimin e Ardian Fullanit. Ende nuk kam informacion nëse është marrë ky vendim për arrestimin e tij nga prokuroria apo nga gjykata, por thjesht kam ardhur këtu për detyrën time. Nuk mund të them saktësisht nëse është ndalim për shoqërim apo arrestim, por kjo nuk është një marrëdhënie delikate mes autoriteteve të policisë dhe të ndaluarit. Mund të jetë edhe një vendim gjykatë i precizuar me arsye të përcaktuar”, tha Haxhia.
Top Channel